TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se Policia e Serbisë do të hetohet për përdorimin e fondeve të dhëna nga BE-ja, me të cilat janë blerë pajisje policore dhe softuerë nga një kompani ruse e përfshirë në sanksione ndërkombëtare.
Kompania nga e cila Policia serbe është furnizuar quhet Papilon, e cila, bashkë me katër kompani të tjera të ndërlidhura, ndodhet në listën e sanksioneve të SHBA-së që nga viti 2023. Një vit më vonë, ajo u fut edhe në listën e sanksioneve të BE-së, duke përfshirë ndalesa tregtare në të gjitha vendet e unionit.
Ky lajm vjen pas shqetësimeve për përdorimin e fondeve të ndihmës së BE-së në mënyrë të papërshtatshme, duke theksuar rëndësinë e monitorimit të kontratave me kompani që ndodhen nën sanksione ndërkombëtare.