TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një operacion policor është zhvilluar në orët e para të së shtunës, në Burgun famëkeq të Koridhalosit në Greqi, ku vuajnë dënimin edhe shumë shqiptarë. Sipas “Protothema”, gjatë kontrollit, një i burgosur i huaj 29-vjeçar u gjet në posedim të metamfetaminës kristalore, me një peshë totale prej 53.7 gramë, e cila ishte e ndarë në 39 pako najloni të improvizuara, si dhe shumën prej 75 eurosh. Personi i arrestuar po i dërgohet organit kompetent të ndjekjes penale.
"Sipas njoftimit, pas përdorimit të informacionit të inteligjencës, oficerët e policisë nga Nëndrejtoria e Narkotikëve, me ndihmën e Departamentit të Grupeve Operacionale të Nëndrejtorisë së Inteligjencës dhe Veprimeve Speciale dhe pjesëmarrjen e një qeni policie, vazhduan – në prani të një prokurori – të inspektojnë një qeli në qendrën e paraburgimit”, thuhet në njoftim.