TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia arreston dy politikanë serbë, pasi penguan punëtorët që po lyenin Urën e Ibrit.
Dy anëtarë të Partisë Demokracia Serbe kanë reaguar në fillim të diskutimit për arrestimin e kryetarit dhe nënkryetarit të partisë së tyre.
Siç thanë ata, kanë parë policinë duke ngjyrosur grafitet pranë urës së Ibrit dhe i kanë pyetur policinë se pse po e ngjyrosin flamurin e Serbisë, që sipas tyre ka çuar në arrestimin e kryetarit dhe nënkryetarit të partisë së tyre.
Deri tani nuk dihet saktë se çka ka çuar deri te arrestimi pasi nuk ka një version të Policisë se Kosovës.
Dy anëtarët kanë dalë nga salla ku po mbahet debate.
Debati ka vazhduar siç ishte planifikuar ku po diskutohet për bashkëpunimin ndëretnik.
Pjesëmarrës në diskutim janë Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, Zëvendësdrejtori i Policisë së Mitrovicës, Veton Elshani dhe nënkryetarja e Mitrovicës së Veriut, Katarina Agjançiq.
Serbët e punësuar në institucionet publike serbe në Mitrovicë të Veriut po protestojnë para komisariatit në këtë komunë, pas arrestimit të dy politikanëve serbë më 8 gusht.
Në mesin e protestuesve ka edhe udhëheqës të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve që gëzon mbështetjen e Beogradit.
Alleksandar Arsenijeviq dhe Stefan Vellkoviq nga partia Demokracia Serbe, u arrestuan në Mitrovicë të Veriut, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani tha se ata u arrestuan për pengim të punëtorëve të kësaj komune, të cilët ishin duke lyer në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër.
Sipas Elshanit, Arsenijeviq ka penguar punëtorët e komunës së Mitrovicës së Veriut dhe ka refuzuar urdhrat policore.
Të dy u arrestuan në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër, ku punëtorët e komunës ishin duke lyer.
Mësohet se këta politikanë kanë penguar lyerjen e flamurit serb në afërsi të urës.