TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kosova sot mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku raportohet se një përleshje e fortë verbale dhe fizike ka ndodhur në një qendër votimi në Zhegër të Gjilanit.
Përplasja mes votuesve ndodhi në shkollën “Agim Ramadani”, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për të shuar konfliktin mes palëve.
Ende nuk dihet arsyet që çuan përplasjen mes votuesve, ndërsa në lidhje me këtë rast pritet edhe reagimi i policisë.
Kosova sot po mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pasi për 9 muaj, Lëvizja VetëVendosje dhe forcat e tjera politike dështuan që të formimin një qeveri nga zgjedhjet e shkurtit.