TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj komenteve të deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti lidhur me Shtetet e Bashkuara.
Ajo i thotë Kurtit se problemet e Amerikës nuk mund të jenë të tij, edhe sikur të donte ai.
Postimi i saj i plotë:
Problemet e Amerikës nuk mund të jenë të tuat, Albin, edhe sikur të doje ti.
A e kupton çfarë gjendje deliri dhe vetëmadhështie duhet për të folur në atë mënyrë?
E pastaj të japësh leksione për demokraci e sundim të ligjit…
Kushtetutën e keni shkelur me vetëdije dhjetëra herë.
Kabineti qeveritar ose është me aktakuza, ose nën hetime.
Vetë refuzon të paraqitet në prokurori për aferat multimilionëshe.
Dhe megjithatë, flet për rend e ligj.
Gërdi!