BALLKAN, 22 Maj 2026, 14:39

Panik në Parlamentin grek! Zv/ministrja e Shëndetësisë sëmuret në sallë, dërgohet me urgjencë në spital!

Panik në Parlamentin grek! Zv/ministrja e Shëndetësisë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në ambientet e Parlamentit të Greqisë.

Zëvendësministrja e Irene (Eirini) Agapidaki u ndje keq gjatë pranisë së saj në institucionin legjislativ.

Sipas informacioneve paraprake nga “Protothema”, Zëvendësministrja e Shëndetësisë përjetoi gulçim, ndërsa u zbulua edhe një nivel i ulët oksigjeni.

Ajo u dërgua menjëherë në infermierinë e Parlamentit për ndihmën e parë, ndërsa një ambulancë e EKAB mbërriti në vendngjarje për ta transportuar atë në spital.