TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sipas të dhënave të fundit preliminare të publikuara nga KQZ-ja, Lëvizja Vetëvendosje prin me 43,71% të votave (273,716 vota), duke ruajtur një diferencë të qartë ndaj rivalëve të saj.
Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21,58% (135,165 vota), ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka arritur 17,99% të votave (112,632 vota).
Në vend të katërt është Aleanca me 7,28% (45,583 vota).
Nga 1,959,962 votues të regjistruar, deri tani kanë votuar 652,109 qytetarë, ose rreth 33,27% e totalit.
Procesi i numërimit vazhdon me një ritëm të shpejtë dhe pritet që rezultatet përfundimtare të jenë të qarta deri në ora 22:00