TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mediat në Kosovë shkruajnë se Albin Kurti pritet të provohet edhe një herë në Kuvend për të formuar qeverinë e re.
Burime të disa mediave shkruajnë se deputetët e Vetëvendosje kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme, ku pikë e rendit të ditës do të jetë formimi i Qeverisë.
Paraprakisht, Vetëvendosjes i duhet t’i dëshmojë presidentes Vjosa Osmani se i ka votat e nevojshme për formimin e qeverisë.
Seanca e Kuvendit është planifikuar të mbahet këtë javë.
Kryeministri Kurti në një konferencë të mbajtur dje tha se në këtë situatë vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja.