BALLKAN, 3 Prill 2026, 16:51

Një tjetër tërmet godet Greqinë, i katërti brenda ditës dhe në të njëjtën zonë

Një tjetër tërmet godet Greqinë, i katërti brenda

Një tjetër tërmet i fortë goditi sot pasdite Greqinë. Lëkundjet me magnitudë 4.3 ballë sipas shkallës Rihter u regjistruan në orën 17:20 me atë greke, në Thesproti.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 6 kilometra në lindje-verilindje të Leptokarias, në Thesproti, me thellësi fokale të vlerësuar në 5 kilometra.

Edhe lëkundjet e mëngjesit të sotëm ishin me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter dhe u regjistruan në orën 08:51, po në Thesproti.

Para goditjes më të fortë u regjistruan edhe dy lëkundje me magnitudë 2.4 dhe 2.5 të shkallës Rihter.