TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tronditje në Vravrona, ku u gjet një foshnjë e vdekur e hedhur në koshin e plehrave. Sipas informacioneve, një grua është dërguar dje në maternitet me gjakderdhje, ku mjekët kanë konstatuar se vajza ishte shtatzënë, e cila kishte abortuar fetusin që mbante.
Por stafi mjekësor nuk mund të thoshte me siguri nëse ajo kishte lindur normalisht apo nëse kishim një abort. Autoritetet u njoftuan menjëherë dhe oficerët e policisë shkuan në një hotel në zonën e Vravronas ku qëndronin gruaja dhe burri i saj, të dy me origjinë nga Nepali.
Kur policia hyri në dhomën e hotelit, pa gjak kudo, madje edhe në tualet. Ata u përpoqën të flisnin me çiftin, por nuk ishin plotësisht të sigurt se po u tregonin të gjithë të vërtetën. Informacionet bëjnë me dije se burri është regjistruar nga kamera e sigurisë duke hedhur diçka në plehra, por nuk është vërtetuar nëse bëhet fjalë për fetus. Çifti është në paraburgim dhe ka shumë gjasa të përballet me akuza penale.