BALLKAN, 6 Nëntor 2025, 13:20

Ngjarja e rëndë/ Të shtëna me armë në Malishevë: Dhëndri vret dy vëllezërit e gruas! Detajet nga krimi, autori në arrati

Ngjarja e rëndë/ Të shtëna me armë në

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Golluboc të Malishevës. Viktimat dyshohet se janë vëllezër, ndërsa i dyshuari që është në arrati është dhëndër i tyre.

Sipas informacioneve fillestare, viktimat janë të moshave rreth 32 dhe 45 vjeç, të cilët janë qëlluar me armë zjarri para shtëpisë së tyre. Ngjarja dyshohet se ka pasur motiv familjar, i cili kishte filluar më herët mes palëve.

I dyshuari, sipas hetimeve paraprake, sot ka shkuar në shtëpinë e viktimave për të marrë gruan e tij. Pasi është larguar disa metra, ai është kthyer përsëri dhe ka hapur zjarr ndaj dy vëllezërve që ndodheshin para derës së shtëpisë.

Të dy kanë ndërruar jetë si pasojë e të shtënave, njëri në vendin e ngjarjes e tjetri rrugës.

Dyshohet se edhe vëllai i të dyshuarit kishte pasur konflikte të mëhershme me viktimat, të cilat mund të kenë shkaktuar rëndimin e situatës dhe shpërthimin e dhunës fatale sonte.

Ngjarja dyshohet se ka pasur motiv familjar, i cili kishte filluar më herët mes palëve.

Dyshimet per ngjarjen 

I dyshuari, sipas hetimeve paraprake, ka shkuar në shtëpinë e viktimave për të marrë gruan e tij. Pasi është larguar disa metra, ai është kthyer përsëri dhe ka hapur zjarr ndaj dy vëllezërve që ndodheshin para derës së shtëpisë.

Të dy kanë ndërruar jetë si pasojë e të shtënave, njëri në vendin e ngjarjes e tjetri rrugës per ne spital.

Dyshohet se edhe vëllai i të dyshuarit kishte pasur konflikte të mëparshme me viktimat.