BALLKAN, 21 Tetor 2025, 13:16

Ngjarja e rëndë: 18-vjeçari mbyti nënën me peshqir dhe njoftoi policinë: Ejani se e vrava!

Ngjarja e rëndë: 18-vjeçari mbyti nënën me peshqir

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në zonën e Flamoulit të Trikalës, ku një i ri rreth 18 vjeç ka telefonuar vetë Departamentin e Policisë dhe ka deklaruar se kishte vrarë nënën e tij.

Sipas informacioneve paraprake, i riu, i cili jetonte me të atin pas ndarjes së prindërve, dyshohet se e ka mbytur nënën e tij me një peshqir gjatë një konflikti ende të paqartë dhe më pas ka njoftuar autoritetet.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe e ka arrestuar 18-vjeçarin, ndërkohë që trupi i pajetë i 54-vjeçares u gjet brenda banesës. Në vendngjarje është thirrur një mjek ligjor, i cili do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

Hetimet janë në vijim dhe autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat që çuan në këtë krim të rëndë familjar, i cili ka shokuar komunitetin lokal.

Siç raportohet nga mediat lokale, ai është fëmijë i prindërve të divorcuar, i cili jetonte me nënën e tij dhe ka një motër.

Në vendngjarje shkuan edhe forca nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore.

18-vjeçari u arrestua, ndërsa forcat e policisë po kryejnë hetime për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja. Nuk jepen ende detaje rreth dinamikës së krimit apo gjeneraliteteve të autorit dhe familjes së tij.