BALLKAN, 3 Gusht 2024, 16:36

Nëntë vatra zjarri aktive në Maqedoninë e Veriut, ndihmë nga Serbia për shuarjen e flakëve

Nëntë vatra zjarri aktive në Maqedoninë e Veriut,

Maqedonia e Veriut është duke u përballur me nëntë zjarre aktive, përfshirë me zjarre të reja në Ohër dhe në Shkup, njoftoi të shtunën drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizaa, Stojance Angelov. Një zjarr i madh është përhapur në zonën e komunës së Ohrit, në fshatin Kosel, i cili rrezikon të përhapet edhe në një pyll me pisha.

Zjarret kanë shpërthyer edhe në zonën e Shkupit, në komunën e Zelenikovës, dhe afër fshatit Ljubanci. Angelov thotë se zjarri më i madh është në malet e Osogovës, në terren të paarritshëm, i cili është aktiv prej ditësh, prandaj autoritetet kanë vendosur t’i përdorin tetë helikopterë – tre maqedonas, një serb, dy hungarezë, një slloven dhe një çek – për ta shuar atë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se helikopteri i saj, Airbus H215 Super Puma, me tre tonë ujë, me gjashtë pjesëtarë të Njësisë së Helikopterëve dhe një pjesëtar të Sektorit të Emergjencave, është dërguar në Maqedoninë e Veriut për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.