BALLKAN, 21 Prill 2026, 16:39

Në kërkim pas vrasjes së dy vëllezërve shqiptarë dhe një tjetri, del fotoja e autorit të dyshuar të krimit në Podgoricë

Në kërkim pas vrasjes së dy vëllezërve shqiptarë

Autoritetet në Podgoricë kanë shpallur në kërkim një shtetas nga Rozhaja, Vehid Murić, i dyshuar si autor i vrasjes së trefishtë që ndodhi sot në një lagje të qytetit.

Sipas policisë, i dyshuari besohet se ka vrarë tre persona gjatë natës në një apartament me qira, ku ai ndodhej së bashku me viktimat, me të cilët punonte në një kantier ndërtimi.

Pas ngjarjes, Murić dyshohet se është larguar nga vendi i krimit dhe është kthyer në qytetin e tij të lindjes, Rozhajë. Aty, sipas hetimeve paraprake, ai ka ushtruar edhe dhunë ndaj nënës së tij në banesën familjare.

Në foto dy vëllezërit shqiptarë që mbetën të vrarë

Në kërkim pas vrasjes së dy vëllezërve shqiptarë

Policia ka bërë të ditur se dyshohet për përdorimin e një arme të ftohtë në krim dhe se ngjarja ka ardhur pas mosmarrëveshjeve personale me viktimat.

Aktualisht, po vijon një operacion intensiv për kapjen e të dyshuarit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.