BALLKAN, 29 Dhjetor 2025, 16:25

Mister në Greqi, vëlla dhe motër gjenden të vdekur në banesë! Dyshimet

Mister në Greqi, vëlla dhe motër gjenden të vdekur në

Një tragjedi ndodhi sot në Krya Vrysi të Kalambaka-s në Greqi, ku dy anëtarë të një familjeje u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre.

Sipas “Protothema”, viktimat janë një burrë rreth 73 vjeç dhe një grua 65 vjeçe, vëlla dhe motër.

Siç raportohet nga mediat lokale, paraprakisht po hetohet nëse vdekjet e tyre janë shkaktuar nga tymi i një sobe që po përdornin për ngrohje.

Por ngjarja është e veshur ende me mister, teksa priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore. Policia ka shkuar në vendngjarje për veprimet e nevojshme proceduriale, ndërsa zona është rrethuar me kordon.

Shkaqet e sakta të vdekjes së tyre pritet të sqarohen nga ekspertiza mjeko-ligjore që do të pasojë, teksa do zbardhet dinamika dhe rrethanat.