TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mijëra protestues janë mbledhur rreth ish‑komandës ushtarake në Serbi për shkak të një ligji të ri që përshpejton transformimin e saj në një kompleks luksi të dhënë me koncesion kompanisë investuese të themeluar nga dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner.
Protesta në kryeqytetin Beograd është bashkuar me një seri demonstratash antiqeveritare që nisën para një viti, pasi u shemb çatia e stacionit hekurudhor në të cilin humbën jetën 16 persona, raporton N1.
Deputetët në Kuvendin e Serbisë miratuan ligjin që mundëson procedura administrative më të shpejta për kompaninë Affinity Global Development të Kushnerit, që të ndërtojë hotel, apartamente, dyqane dhe zyrë në vendin e ish‑shtabit të Ushtrisë Popullore Jugosllave.
Crvena linija ispred ljudskog zida kod Generalštaba. Srbija kaže ne prodaji svoje baštine. Jedinstvo, hrabrost i otpor definišu duh nacije. ????????#ProtestGeneralštab #SrbijaUjedinjena #NijeNaProdaju pic.twitter.com/SF4yt18i0P
— Ivana Zivic (@IvanaZivicyoung) November 11, 2025
Disa politikanë opozitarë thanë se ligji është në kundërshtim me kushtetutën, por shumica qeverisëse e miratoi pa ndryshime, duke thënë se është kyç për marrëdhëniet e mira me Shtetet e Bashkuara.
Me gjithë protestat, Qeveria e Serbisë në muajin nëntor të vitit të kaluar hoqi statusin e “trashëgimisë kulturore të mbrojtur” për kompleksin ushtarak të vjetër.
Kushner, i cili është i martuar me vajzën e Trumpit, Ivanka Trump, themeloi Affinity Global Development pasi në vitin 2021 u largua nga detyra e këshilltarit në Shtëpinë e Bardhë.