TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është mbyllur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, duke e shpallur zyrtarisht të konstituuar institucionin ligjvënës.
Kryetarja e sapozgjedhur e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas zgjedhjes së saj dhe të pesë nënkryetarëve, shpalli të përfunduar procesin e konstituimit.
Më herët, deputetët votuan edhe për nënkryetarët e Kuvendit, të cilët u miratuan me 104 vota pro. Tre deputetë votuan kundër, ndërsa gjashtë abstenuan.
Haxhiu paralajmëroi se gjatë ditës së sotme do të mbahet edhe një seancë tjetër, ajo për votimin e Qeverisë së re të Kosovës.