TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në orën 19:00, u mbyllën qendrat e votimit në Maqedoninë e Veriut ku qytetarët mund të votonin sot në zgjedhjet e teta lokale dhe të katërtat ku zgjedhin kryetarë bashkie dhe lista këshilltarësh në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit.
Pas mbylljes së qendrave të votimit, do të mund të votojnë vetëm ata që në atë moment ndodheshin në objektin ku po zhvillohej votimi.
Ndërkohë, pas mbylljes së votimeve Arbër Ademi nga koalicioni "Aleanca Kombëtare për Integrim", tha se ata si koalicion i vlerësojnë zgjedhjet si të lira, fer dhe demokratike.
Me reagim ka dalë edhe kandidati i VLEN-it për Komunën e Tetovës, Bilall Kasami, i cili në një postim në rrjetet sociale u ka bërë thirrje vëzhguesve që të janë syçelë dhe të përkushtuar deri në fund.
"Tetova foli. Tani është radha e komisionerëve dhe vëzhguesve ta ruajnë votën e qytetarëve, deri në votën e fundit! Ju ftoj të qëndroni syçelë dhe të përkushtuar deri në fund", ka shkruar Kasami.
Zëdhënësi i koalicionit VLEN, Driton Sulejmani në një konferencë për media, deklaroi se presin fitore nëpër disa komuna, pasi dalja e votuesve në numër të madh, sipas tij tregon përkrahje për VLEN-in.
“Jemi optimist se gara në disa komuna do të përmbyllet që në rrethinë e parë, kjo vlen për Çairin, jemi afër fitores edhe në komunën e Tetovës në rrethinë e parë, gjithashtu të njejtën e presim në komunën e Sarajit, në komunën e Bogovinës, Zhelinës dhe Tearcës”, tha Sulejmani.
Nënkryetari i VMRO, Timço Mucunski, në një deklaratë për media tha se partia e tij janë në prag të një fitoreje të madhe.
“Jemi në prag të një fitoreje të madhe të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit. Fitojmë në pjesën më të madhe të komunave në vend. Sot Maqedonia kishte zgjedhje të qeta dhe të suksesshme, të cilat i plotësojnë kriteret më të larta për proces zgjedhor demokratik. Ndoshta zgjedhjet më të qeta deri tani, në historinë tonë më të re”, tha Muicunski.