TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qytetarët e Kosovës sot i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe asamblistët.
Procesi zgjedhor i cili ka nisur në ora 07:00 ka përfunduar në ora 19:00, pa ndonjë incident.
Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë pasur 2 milionë e 025 mijë e 105 votues.
Sipas KQZ-së deri në orën 19:00 kanë votuar 34,36% e qytetarëve.
Exit Polli i Klan Kosovës ka dalë me rezultatet në komunat; Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan, Prizren, Pejë, Gjakovë dhe Ferizaj.
Sipas këtyre statistikave, në komunat e mëdha, LDK prinë në dy komuna, PDK në tri komuna, LVV një komunë dhe AAK një komunë.
Në Prishtinë Përparim Rama i LDK-së 35.82 përqind, Hajrulla Çeku i LVV-së 31.57 përqind, Uran Ismaili i PDK-së, 26.05 përqind, Bekë Berisha i AAK-së 4.24 përqind dhe Besa Shahini e PSD-së 2.32 përqind.
Sipas Exit Pollit, në Mitrovicë, Gëzim Plakolli i LDK-së ka marrë 7.6 përqind, Arian Tahiri i PDK-së 51.1 përqind, Faton Peci i Partisë Guxo dhe LVV-së 41.2 përqind.
Në Gjilan Alban Hyseni i LVV-së 48.5 përqind, Arbër Ismaili i LDK-së 32.5 përqind, Riad Rashiti i PDK-së 16.2 përqind, Nazim Gagica i AAK-së 2.8 përqind.
Në Prizren Shaqir Totaj i PDK-së 46.1 përqind, Artan Abrashi i LVV-së 30.4 përqind, Driton Selmanaj i LDK-së 14.1 përqind, Besnik Krasniqi i AAK-së 3.8 përqind, Zafir Berisha i BD-së 2.1 përqind.
Në Pejë Gazmend Muhaxheri i LDK-së 47.5 përqind, Taulant Kelmendi i LVV-së 28.2 përqind, Ali Berisha i AAK-së 16.5 përqind, Arta Nallbani e PDK-së 7.6 përqind.
Në Gjakovë, Ardian Gjini i AAK-së 50.6 përqind, Ardian Gola i LVV-së 25.2 përqind, Shefqet Shehu i LDK-së 12.8 përqind, Ervin Shabani i PDK-së 6.9 përqind, Anton Shala i PSHDK-së 4.3 përqind.
Në Ferizaj prin Agim Aliu i PDK-së me 55.3 përqind, Enver Haliti i LVV-së 30.9 përqind, Visar Azemi i LDK-së 12.1 përqind dhe Xhemile Murati Shanani e AAK-së 1.5 përqind.
Para publikimit të Exit Polli, Fisnik Halimi nga Pippos njoftoi se kanë pasur rreth 200 anketues në terren duke mbuluar të gjitha qendrat e votimit. Ai njoftoi se kishte një lëvizje minimale pasdite në Prishtinë, ku ka sqaruar vendin e parë deri në të pestin.
Sipas tij, për shkak të arsyeve logjistike nuk kanë mundur të prodhojnë rezultatin për asambletë.
Halimi theksoi se Exit Polli nuk është rezultat zyrtar, por është një teknikë që bëhet pas votimit të qytetarëve me të drejtë vote, ku shpesh dinë të japin rezultate të jashtëzakonshme por ndodh që prodhon edhe ndonjë gabim, megjithatë theksoi se marzhi e gabimit është i vogël.