TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka reaguar në lidhje me ndërrimin e flamurit të Kosovës me atë të BE-së gjatë konferencës së përbashkët mes kryeministrave të dy vendeve, Hristijan Mickoski dhe Albin Kurti.
“Nëse shihet me vëmendje video, aty qartë shihet se bëhet fjalë për ndrrim të flamurit të përhershëm të BE-së në sallën e konferencave, me flamurin e ri të kësaj ngjarje të re për atë ditë, me kryeministrin e Kosovës” thuhet në reagimin e qeverisë.
Gjithashtu qeveria thotë se flamujt nuk janë ngatërruar por janë ndrruar, duke larguar flamurin e BE-së me flamurin e shtetit që ishim dje nikoqir, e në këtë rast të flamurit të Kosovës.
"Vlerësojmë se është keqpërdorur momenti i ndërrimit” thonë nga qeveria.