TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisionerja për zgjerimin në BE, Marta Kos, ka reaguar pas vendimit për hartimin e Traktatit të Anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë si hap i madh që ky vend ka bërë drejt integrimit në BE.
Në një postim në rrjetin social X, komisionerja Marta Kos, shkruan se vendi i Malit të Zi brenda BE-së tani po merr formë.
“Sot, Shtetet Anëtare vendosën të fillojnë hartimin e Traktatit të Anëtarësimit të Malit të Zi në BE. Ky është një hap i madh në rrugën drejt anëtarësimit në BE, një njohje e qartë e progresit të Malit të Zi dhe një inkurajim për të përshpejtuar reformat”, shkruan Marta Kos.
Vendi i Malit të Zi brenda BE-së tani po merr formë. Sot, Shtetet Anëtare vendosën të fillojnë hartimin e Traktatit të Anëtarësimit të Malit të Zi në BE. Ky është një hap i madh në rrugën drejt anëtarësimit në BE, një njohje e qartë e progresit të Malit të Zi dhe një inkurajim për të përshpejtuar reformat.