TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas mbledhjes së kryetarëve të degëve dhe nënkryetarëve, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur kryesinë që prej orës 15:00.
Kjo mbledhje, e paralajmëruar që nga mbrëmja e 28 dhjetorit nga vetë Abdixhiku, vjen në një moment delikat për partinë, pas dorëheqjes së nënkryetares Hykmete Bajrami javën e shkuar, e cila gjithashtu kërkoi largimin e Abdixhikut nga drejtimi i partisë.
Vetë Abdixhiku ka ofruar dorëheqjen, por për fatin e tij ka thënë se do të vendosë kryesia. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, LDK mori vetëm 15 deputetë, duke shënuar rezultatin e dytë më të ulët të kësaj partie që nga themelimi i saj.