BALLKAN, 11 Shkurt 2026, 22:34

Kurti zgjidhet Kryeministër i Kosovës, merr mandatin e tretë qeverisës

Kurti zgjidhet Kryeministër i Kosovës, merr mandatin e tretë

Albin Kurti është zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës si Kryeministër i ardhshëm i vendit.

Pas paraqitjes së ekspozesë, emrave të kabinetit qeverisës dhe fjalimeve nga opozita, Kuvendi kaloi në votimin e Qeverisë.

Me 66 vota për, 49 kundër dhe asnjë abstenime, është votuar kabineti qeverisës i drejtuar nga Kurti që do t'i ketë 19 ministri.

Ky është mandati i tretë qeverisës i qeverisur nga Kurti.