TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha të martën se pret nga KFOR-i që ta kontrollojë situatën nesër tek Ura e Ibrit, pasi sipas tij, Agim Bahtiri me urdhër të Kurtit, ka organizuar kundërtubim ndaj tubimit serb në anën tjetër të urës.
Kurti përmes platformës sociale “X”, ka akuzuar Vuçiqin për përhapjen e dezinformatave me qëllim krijimin e një atmosfere frike dhe për nxitjen e reagimit të KFOR-it në Mitrovicë.
Ai tha se pretendimet e Vuçiqit se shqiptarët po marshojnë mbi urë janë plotësisht të pabaza dhe të rreme.
Sipas tij, këto akuza synojnë të shkaktojnë tensione dhe mund të jenë një paralajmërim për një sulm të planifikuar nga Serbia.
Kryeministri theksoi se të gjitha planet për hapjen e urës kanë pasur për qëllim nxitjen e ndërveprimit paqësor midis dy komuniteteve dhe se nuk do të lejohet asnjë përshkallëzim nga ana e Serbisë.
Kurti ka bërë thirrje për qetësi dhe ka deklaruar se siguria e qytetarëve të Kosovës do të mbrohet me çdo kusht, duke paralajmëruar se Serbia nuk do të lejohet të ndërhyjë në territorin e Kosovës.
With false allegations that Albanians are marching over the bridge, Serbia’s President Aleksandar Vucic aims to create an atmosphere of fear and elicit a reaction from KFOR in Mitrovica, threatening that if they do not respond, Serbia will.
No Albanians are marching over the…
— Albin Kurti (@albinkurti) August 6, 2024