BALLKAN, 26 Tetor 2025, 11:01

Kurti vjen me vonesë, por del nga salla e Kuvendit të Kosovës, dyshime se po kërkon të bëjë 61 votat e nevojshme për qeverinë

Kurti vjen me vonesë, por del nga salla e Kuvendit të Kosovës,

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka dalë jashtë sallës kryesore të Kuvendit, nga aty ku pas pak, pritet që ai ta prezantojë për votim përbërjen e qeverisë së re.

Ndonëse shkoi aty me vonesë, ai doli pas disa minutash nga salla.

Seanca e jashtëzakonshme që ishte thirrur për në orën 10:00, nuk ka nisur ende.

Aty mungon edhe kryetari i Kuvendit, Dimal Basha – që duhet ta hapë seancën – si dhe nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Në ditët e fundit të afatit kushtetues, ndërsa i duhej ta krijonte një shumicë në Kuvend për formimin e qeverisë së re, Kurti nuk ka arritur ta gjejë ndonjë partner qeverisës.

Siç duket, ai po tenton që me deputetë të caktuar t’i sigurojë 61 votat e nevojshme.