BALLKAN, 28 Shkurt 2026, 18:20

Kurti takon kreun e PDK/ Bedri Hamza i vë kusht: Nëse nuk pranoni kandidatin tonë për president…

Kurti takon kreun e PDK/ Bedri Hamza i vë kusht: Nëse nuk pranoni

Kryeministri i Kosovës Albi Kurti ka takuar të shtunën kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën.

Ky i fundit thotë se Kurtit i ka kërkuar që presidenti të zgjidhet nga propozimi i PDK-së.

Hamza ka thënë që kjo është oferta e fundit, ndryshe PDK-ja tërhiqet nga procesi i zgjedhjes së presidentit.

Sipas Hamzës, Kurti do mbledhë nesër këshillin e përgjithshëm të partisë. Nëse PDK-ja tërhiqet, atëherë rrezikohet kuorumi prej 80 deputetësh për zgjedhjen e presidentit.`