BALLKAN, 8 Gusht 2024, 14:56

Kryhen testimet e fundit për Urën e Ibrit, ministri: Brenda tri ditëve do të kemi raportin final

Kryhen testimet e fundit për Urën e Ibrit, ministri: Brenda tri

Kompania përgjegjëse ka kryer fazën finale të testimit të stabilitetit të urës mbi lumin Ibër, në Mitrovicë.

Sot po testohet me ngarkesë për të parë sa stabile është ura dhe brenda dy tre ditësh do të kemi raport final për stabilitetin, raporton gazetarja Leonita Bajrami.

Në të njëjtën kohë, në Komunën e Mitrovicës së Veriut po mbahet një diskutim për hapjen e kësaj ure .

Ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi tha se “sot kemi bërë testimin e stabilitetit të Urës. Brenda dy tre ditëve do të kemi një raport final që konstaton se ura është stabile apo jo për qarkullimin e automjetit.”

Ndërkohë sot janë arrestuar dy serbë, Alleksandar Arsenijeviq dhe Stefan Vellkoviq, për të cilin po bëhen protesta. Ata u arrestuan për pengim të punëtorëve të kësaj komune, të cilët ishin duke lyer në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër.