BALLKAN, 21 Shkurt 2024, 13:44

Kryetari i Kuvendit të Kosovës paraqitet në gjyq, ja për çfarë akuzohet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës paraqitet në gjyq, ja për

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në seancën e ditës së sotme, teksa akuzohet për gazin lotsjellës, është mbrojtur në heshtje.

“Zonja gjyqtare, deklaratën kryesore e kam dhënë në fazat e mëhershme të këtij procesi, asaj i përmbahem. Kështu që po zgjedh opsionin e mbrojtjes në heshtje, të cilin ma mundëson edhe ligji”, tha Konjufca.

Gjatë kësaj seance, janë dhënë edhe provat materiale të propozuara në akt-akuzë.

Në këtë seancë, u aprovua propozimi i prokurorit Besart Mustafa që si provë të administrohet procesverbali i mbledhjes së kryesisë së Kuvendit më 10 gusht 2016.

Më pas, seanca u ndërpre me kërkesë të mbrojtëses së Konjufcës, avokates Arbnora Zeqiri, në mënyrë që të ketë mundësi të përgatitet për fjalën përfundimtare.