TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në pallatin e tij ne Ankara. Biseda mes tyre përqendrohet te situata e sigurisë në Kosovë, tensionet në veri, gjendja ne Ballkanin Perëndimor dhe provokimet e shpeshta të Serbisë.
Gjithashtu po flitet për thellimin e bashkëpunimit mes Prishtinës dhe Ankarasë ne fusha si diplomacia e jashtme dhe ekonomia. Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, dhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi, do të takohen dhe me ministrin e Punëve të Jashtme te Turqise, Hakan Fidan.
Sipas një komunikate të Qeverisë, qëndrimin në Turqi, kryeministri Kurti do ta vijojë në Stamboll, ku do të marrë pjesë në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Trupat e NATO- së në Kosovë që nga fillimi i këtij viti, drejtohen nga Turqia. Gjithashtu ky shtet ka rritur prezencën e ushtareve në Kosovë me afro 200 trupa.