TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e fundit deri në mesditë me pjesëmarrjen e votuesve në procesin e votimit të diasporës në zgjedhjet në Kosovë.
Sipas këtyre të dhënave, deri në orën 13:00 kanë votuar gati gjysma e shtetasve të regjistruar për votim fizik në ambasada e konsullata në 18 vende të botës.
“Sipas të dhënave nga 26 përfaqësi diplomatike, deri në orën 13:00 nga 27,724 votues të regjistruar, kanë votuar 38.97 për qind apo 10,804 votues”, njoftoi zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë janë hapur për votim edhe përfaqësitë diplomatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.