BALLKAN, 12 Tetor 2025, 17:48

KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes në Kosovë, 32.30% e votuesve deri në orën 17:00

KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes në Kosovë, 32.30% e votuesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë të ditur se deri në orën 17:00, pjesëmarrja në zgjedhjet lokale ka arritur në 32.30% të votuesve me të drejtë vote.

Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen zyrtare të KQZ-së, komuna me daljen më të lartë deri në këtë orë është Mamusha, ku kanë votuar 64.61% e qytetarëve të regjistruar.

Ndërkohë, pjesëmarrja më e ulët është shënuar në Skenderaj, me vetëm 23.61% të votuesve që kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor deri në këtë moment.

Procesi i votimit vijon pa ndërprerje në të gjitha komunat e Kosovës, ndërsa kutitë e votimit pritet të mbyllen në orët e mbrëmjes, sipas orarit të parashikuar.