BALLKAN, 30 Prill 2026, 09:30

KQZ propozoi 7 qershorin, Presidentja në detyrë Albulena Haxhiu takohet sot me krerët e partive për datën e zgjedhjeve

KQZ propozoi 7 qershorin, Presidentja në detyrë Albulena Haxhiu

Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu do të takohet sot me krerët e partive politike lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve.Takimi pritet të mbahet sot në orën 15:00, raportojnë mediat në Kosovë.

Një ditë më parë, ajo u takua me kryetarin e KQZ-së Kreshnik Radoni, me të cilin diskutoi për organizimin e procesit zgjedhor që duhet të zhvillohet brenda 45 ditësh. KQZ-ja ka kërkuar 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Kujtojmë që të martën, në mesnatë u shpërnda legjislatura e dhjetë e Kuvendit të Kosovës, pasi dështoi që të zgjedhë presidentin brenda afatit kushtetues. Për pasojë, zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

7 qershori është afati i fundit për organizimin e zgjedhjeve, ndërsa Haxhiu ka kohë 10 ditë për të caktuar datën, pas konsultimit me partitë politike dhe KQZ-në.