TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura me 28 dhjetor.
Tashmë Presidentja Vjosa Osmani mund të ftojë seancën konstituuive brenda 30 ditësh.
Në mbledhjen e KQZ-së u votua me 11 vota për certifikimin e rezultateve përfundimtare, të zgjedhjeve të fituara nga Lëvizja Vetëvendosje me 51,10 për qind të votave.
Kujtojmë që partia e drejtuar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti siguroi 57 karrige në Kuvend.