TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, do t’i dorëzojë detyrën Kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut, nesër, më 4 prill 2026. Akti ceremonial i dorëzim-pranimit të detyrës është planifikuar të mbahet në Kabinetin e Presidentes, në orën 16:00.
Sipas Kushtetutës, në rast se presidenti i ri nuk zgjidhet deri më 4 prill, detyrën e presidentit do ta ushtrojë Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Ushtrimi i detyrës së presidentit nuk mund të zgjasë më shumë se gjashtë muaj.
Zgjedhja e presidentit të ri dështoi në fillim të muajit të kaluar për shkak të mungesës së një marrëveshjeje mes partive. Dy kandidatë të paraqitur nga partia në pushtet, Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku-Mullhaxha, nuk u hodhën fare në votim për shkak të mungesës së kuorumit gjatë seancës më 5 mars.
Sistemi kushtetues parashikon se presidenti zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para ose me 61 vota në rundin e tretë, por për mbajtjen e seancës nevojiten 80 deputetë të pranishëm në sallë.
Javën e kaluar, Gjykata Kushtetuese i dha ligjvënësve 34 ditë kohë për të zgjedhur kreun e shtetit në të kundërtën, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.