BALLKAN, 4 Korrik 2026, 13:21

Kosovë/ Pas kontrolleve në fabriken “Vita” , fermerët kërkojnë kontrolle në të gjitha fabrikat përpunuese të qumështit

Kosovë/ Pas kontrolleve në fabriken “Vita” , fermerët

Kontrollet e zhvilluara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në fabrikën e qumështit “Vita” kanë rikthyer në qendër të debatit përdorimin e vajit të palmës dhe qumështit pluhur në industrinë e përpunimit të qumështit në Kosovë.

Përfaqësues të fermerëve dhe prodhuesve vendorë kërkojnë që inspektimet të mos kufizohen vetëm te një kompani, por të shtrihen në të gjithë sektorin e përpunimit të qumështit. Sipas tyre, vetëm kontrollet e barabarta dhe gjithëpërfshirëse mund të garantojnë mbrojtjen e konsumatorëve dhe të prodhimit vendor.

Në të njëjtën linjë, Shoqata e Qumështarëve dhe Shoqata e Prodhuesve të Qumështit në Kosovë u bëjnë thirrje institucioneve kompetente që të vazhdojnë kontrollet në të gjitha fabrikat përpunuese.

Sipas tyre, qëllimi i këtyre inspektimeve duhet të jetë verifikimi i përbërjes dhe cilësisë së produkteve të qumështit që dalin në treg, në funksion të garantimit të standardeve dhe transparencës për konsumatorët.