BALLKAN, 5 Mars 2026, 16:43

Kosova në prag të skadimit të afatit për zgjedhjen e Presidentit, Vjosa Osmani çon amendamentin kushtetues në Kuvend: Ta zgjedhë populli

Kosova në prag të skadimit të afatit për zgjedhjen e

Në prag të skadimit të afatit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese duke kërkuar zgjedhje të drejtpërdrejta.

Kjo nënkupton që duhet të bëhen ndryshime në Kushtetute në mënyre që të mbahen zgjedhje për president. Osmani i ka kërkuar të gjitha partive politike të votojnë këto amendamente.

Njoftimi:

ZGJEDHJE TË DREJTPËRDREJTA PËR PRESIDENT!
Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit/es, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011.
I ftoj të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese.
Tash e tutje, le të flasë populli!