TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Besnik Bislimi, që dukej se e kishte impresionuar Albin Kurtin për ta bërë njeriun kryesor në shtet, pas tij, nuk ishte sot në përbërjen e kabinetit të ri të qeverisë – e cila dështoi të zgjidhej – të prezantuar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.
Kurti e propozoi Glauk Konjufcën për zëvëndëskryeministër të parë dhe ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Pozitën e zëvendëskryeministrit, e mbajti për rreth pesë vjet Bislimi, të cilit nuk iu besua as ndonjë post tjetër ministror.
Kohët e fundit, më i heshtur se zakonisht ka qëndruar Bislimi, njeriu që ishte kryeministri ‘de facto’ i vendit kur Kurti shkonte jashtë vendit.
Bislimi ishte bërë i rëndësishëm në LVV kur në vitin 2017 i ishte besuar detyra e shefit të shtabit zgjedhor. Ishte edhe nënkryetar i partisë.
Rreth katër vjet më vonë, ai u ngjit deri në pozitën e zëvendëskryeministrit të parë, pozitë që para tij, më shkurt, e kishte mbajtur Haki Abazi, i cili u largua nga LVV-ja.