TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ligjvënësit republikanë greko-amerikanë kanë dalë kundër vendimit të presidentit amerikan Joe Biden për të dërguar në Turqi avionë F-16.
Kanë qenë deputetët republikanë Gas Bilirakis dhe Nikol Maliotakis që kanë reaguar nëpërmjet një deklarate të ashpër.
“Është tronditëse që Presidenti Biden mbështeti shitjen e avionëve luftarakë amerikanë F-16 për modernizimin e Turqisë”, kanë deklaruar njëzëri deputetët.
Më tej kanë shtuar: Ne mbetemi fuqimisht kundër çdo shitjeje të pajisjeve ushtarake amerikane në Turqi dhe do të vazhdojmë të shprehim shqetësimet tona në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Lidhja midis Greqisë dhe Shteteve të Bashkuara është më e afërt se kurrë dhe i takon Kongresit të qëndrojë me Greqinë kundër çdo lloj agresioni, qoftë ai nga një kundërshtar si Rusia apo nga një aleat i NATO-s si Turqia që vazhdon të shkelë ligjin ndërkombëtar”.