BALLKAN, 26 Maj 2026, 16:43

Kongresmenët amerikanë vizitë në Preshevë, kryebashkiakja shqiptare: Zëri ynë u dëgjua nga ata që marrin vendime të mëdha

Kongresmenët amerikanë vizitë në Preshevë,

Kryetarja e Bashkisë së Preshevës, Ardita Sinani, u takua sot me anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, republikanin Keith Self dhe demokratin Suhas Subramanyam.

Sinani e quajti këtë vizitë historike në profilin e saj në Facebook.

 

 
 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

 
 

A post shared by News24 Albania (@news24al)

 

“Zëri i Luginës së Preshevës u dëgjua sot nga ata që marrin vendime të mëdha”, shkroi kryetari i komunës së Preshevës.

Dy kongresmenët po vizitojnë Ballkanin Perëndimor, gjatë së cilës vizituan Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë, dhe pas vizitës në Preshevë, ata do të udhëtojnë për në Prishtinë.