BALLKAN, 26 Tetor 2025, 12:00

Kurti prezanton përbërjen e qeverisë së re dhe u bën thirrje deputetëve: Votojeni ose shkojmë në zgjedhje!

Kurti prezanton përbërjen e qeverisë së re dhe u bën

Albin Kurti e vazhdoi fjalimin duke përmendur disa nga arritjet më të mëdha, sipas tij, të qeverisjes së tij gjatë mandatit të fundit.

Ai citoi institucione e qendra kërkimore të huaja, si qendra amerikane Gallup dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe pastaj kërkoi votat e deputetëve në mënyrë që të vazhdohet kjo lloj qeverisjeje.

“Ne jemi vendi më demokratik në rajon”, tha Kurti, duke shtuar se kjo është arritur nga puna e të gjitha partive politike dhe qytetarëve të Kosovës.

“Unë do të jem përherë i gatshëm, si në këto katër vjet, për diskutime deri në shterim”, tha Kurti.

Ai tha se këtë e ka dëshmuar kur ka debatuar me orë të tëra për buxhetin dhe qeverisjen e tij katërvjeçare në dy seanca të kërkuara nga opozita, në dhjetor të vitit të kaluar.

Kurti paralajmëruar se nëse sot nuk krijohet qeveria, rrezikohet që vendi të shkojë zgjedhje të reja.

“Ky votim sot nuk është thjesht formalitet politik, por përgjegjësi shtetërore. Pa votimin e Qeverisë së re, Republika rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja, pa shumë institucione funksionale, pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm. Kjo do të nënkuptonte rrezikim të pagave për shërbyesit publikë, pensionet, shtesat për fëmijët, furnizimit me barna, furnizimin e organeve të rendit dhe sigurisë. Një vend pa buxhet është një vend që nuk mund të ecë përpara”.

Mes tjerash, ai ka thënë se janë edhe 33 agjenci të pavrura që kanë mbetur pa mbikëqyrës dhe që dëmet për shtetin janë të mëdha.

“Prandaj ftoj secilin deputet të Kuvendit, që sot kur Qeveria të hidhet në votim, të votojë jo thjesht për interes partiak, por për interesin publik e shtetëror që t’i japim vendit Qeverinë e re”, ka deklaruar Kurti.

Pas fjalimit të tij hyrës para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, mandatari për fromimin e Qeverisë, Albin Kurti ka paraqitur përbërjen e re të kabinetit qeveritar.

Kabineti i ardhshëm qeveritar i propozuar nga Kurti është si vijon:


Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm: Glauk Konjufca

Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë: Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministri i tretë: Fikrim Damka

Ministër i Financave: Hekuran Murati

Ministrër për Familje dhe Mirëqenie Sociale: Andin Hoti

Ministër i Punëve të Brendshme: Xhelal Sveçla

Ministër i Administratës dhe Digitalizimit: Lulzon Jagxhiu

Ministër i Shëndetësisë: Arben Vitia

Ministrër i Arsimit: Avni Zogiani

Ministrër i Kulturës: Fatmir Spahiu

Ministër i Sportit: Blerim Gashani

Ministër i Mbrojtjes së Administratës dhe Pushtetit Lokal: Rasim Demiri

Ministër I Mjedisit: Fitore Pacolli

Ministër I Bujqësisë: Armend Muja

Ministër I Infrastrukturës: Dimal Basha

Ministre e Tregtisë: Mimoza Kusari

Ministre e Energjisë: Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim: Nenad Rashiq