BALLKAN, 20 Shtator 2025, 12:32

Ishte duke qëndruar në oborrin e xhaxhait, goditet në kokë nga një plumb qorr

Ishte duke qëndruar në oborrin e xhaxhait, goditet në kokë

Një burrë ka mbetur i lënduar pasi është goditur në kokë nga një plumb qorr teksa qëndronte në oborrin e xhaxhait të tij në fshatin Pogragjë të Klinës. Ngjarja ndodhi të premten në orën 21:35.

Policia e Kosovës njofton se viktima u dërgua fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë dhe më pas në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim të mëtejshëm.

Rasti është referuar prokurorit, ndërsa njësitet policore janë në vendngjarje dhe po hetojnë shkakun dhe rrethanat e plumbit qorr.