BALLKAN, 10 Qershor 2024, 15:55

Ish-bashkëpunëtori i Orban që u kthye në rival, surprizoi me zgjedhjet në Hungari për PE

Ish-bashkëpunëtori i Orban që u kthye në rival, surprizoi me

Partia qeverisëse e Hungarisë Fidesz arriti rezultatin më të keq të saj në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, pasi rezultatet e hershme treguan se një kundërshtar i ri mori gati 30 për qind të votave të dielën.

Péter Magyar – një ish-bashkëpunëtor i Viktor Orban, i kthyer në rival – dhe partia e tij Tisza shënuan 29.7 përqind, me 99 përqind të votave të numëruara. Fidesz i kryeministrit hungarez Viktor Orbán dhe aleatët e tij më të vegjël shënuan 44.6 për qind, dukshëm më i ulët se sa kishin parashikuar sondazhet.

Fidesz ka fituar më pak se 50 për qind të votave vetëm një herë në dy dekadat e fundit, duke shënuar 47.4 për qind në 2004.

Rezultatet paraprake do t’i japin Orbanit 11 eurodeputetë dhe Magyarit shtatë vende.

Rezultati i së dielës është “një fitore e madhe për Péter Magyar dhe një fitore e madhe dështimi për Fidesz-in”, tha Péter Krekó, drejtor ekzekutiv në institutin e pavarur Political Capital. “Fidesz ka një sfidues të vërtetë.”

Një ish-zyrtar i partisë Fidesz dhe ish-bashkëshorti i ish-ministres hungareze të Drejtësisë Judit Varga, Magyar i nxiti votuesit duke kundërshtuar korrupsionin dhe regjimin e Orbanit, pasi hodhi ‘dorashkën’ e tij në ring në fillim të këtij viti.

Ai është zotuar të marrë mbrapsht miliardat në fondet e BE-së të destinuara për Hungarinë, të cilat janë ngrirë nga Brukseli për shqetësimet e sundimit të ligjit.

“Ky është Waterloo, fillimi i fundit për Orban”, tha Magyar pas rezultatit.

“Sot u mbajtën dy zgjedhje dhe ne i fituam të dyja”, u përgjigj Orbán në një tubim paszgjedhor në Budapest, duke iu referuar zgjedhjeve lokale të Hungarisë që u zhvilluan në të njëjtën ditë.

“Ne kemi fituar, fitore të rëndësishme në një betejë të vështirë”.

Votimi regjistroi gjithashtu një pjesëmarrje të lartë, 58.7 %, krahasuar me 43.4 për qind në zgjedhjet e BE-së 2019.

Capture