BALLKAN, 21 Dhjetor 2025, 17:16

Çifti i shqiptarëve humb jetën në aksident në Serbi, një i tretë plagoset

Çifti i shqiptarëve humb jetën në aksident në Serbi,

Dy shqiptarë kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident të rëndë rrugor në Serbi.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në autostradën Beograd-Nish.

Sipas mediave serbe, viktimat janë një burrë dhe një grua, shtetas shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Aksidenti ka ndodhur pranë daljes së Umçarit, kur vetura e markës “Seat”, me targa gjermane, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Në automjet ndodhej edhe një person i tretë, i cili mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua në spital. Lajmin e publikoi edhe “Klankosova”.

Nga raportimet e para mësohet se çifti dhe i plagosuri po udhëtonin në rrugë kthimi, tranzit nga Serbia për në Maqedoninë e Veriut, ndërsa emrat e viktimave ende nuk janë publikuar.