BALLKAN, 12 Qershor 2024, 17:33

Greqia po përballet me orë “ferri”! Ja sa arrin temperatura në tavanet e makinave

Greqia po përballet me orë “ferri”! Ja sa arrin

Greqia po përballet me orë “ferri” këto ditë të para qershori, ndërsa temperaturat po rriten së tepërmi. Një ditë më parë u njoftua se shkollat fillore dhe çerdhet do të mbylleshin për shkak të temperaturave të lartë.

Ndërkohë sot siç tregohet nga kamera termike e një droni që fluturoi mbi Athinë, temperaturat arrinin mbi 65 gradë në disa vende. Videoja e transmetuar nga Mega tregon zonën mbi rrugën nacionale në Peristeri, si më të prekurën nga vala e të nxehtit.

Treguesi i kuq do të thotë se temperatura i kalon 65 gradë Celsius. Në asfalt arrin edhe 70 gradë, ndërsa në tavanin e makinave i kalon 80 gradë Celsius.