TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Greqia nuk gjen qetësi, ndërsa është goditur sot nga një tjetër tërmet i fortë.
Lëkundjet sizmike u regjistruan pasditen e sotme (14 mars), me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit ishte në brigjet e Hanias.
Thellësia fokale e tërmetit ishte 14.2 kilometra, ndërsa epiqendra ndodhej 36 kilometra në jugperëndim të Paleochoras, Hania.
Nuk ka raportime për dëme dhe të lënduar, por raportohet për frikë dhe panik, ndërsa po evidentohet për dëmet e mundshme.
Më 8 mars Greqia u godit nga një tërmet 5,3 ballë që shkaktoi dëme të shumta në zonën e Janinës dhe përreth, duke kaluar në një gjendje të jashtëzakonshme.