BALLKAN, 17 Mars 2026, 16:54

Greqia goditet nga një tjetër tërmet i fortë, panik te qytetarët, epiqendra në Janinë

Greqia goditet nga një tjetër tërmet i fortë, panik te

Një tjetër tërmet ka goditur Greqinë ditën e sotme, duke shkaktuar panik dhe frikë te qytetarët.

Lëkundjet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter ndodhën në Epir, sipas një vlerësimi nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës.

Epiqendra e tërmetit, i cili ndodhi në orën 12:37 të pasdites së martë (17 mars), ndodhet 11.9 kilometra në verilindje të Shën Kyriakit, në Janinë.

Nga raportimet e para nuk ka të lënduar dhe dëme, por grupet janë duke bërë verifikime.

Tërmet i 8 marsit, me forcë 5,3 ballë, shkaktoi jo vetëm panik, por edhe dëme të konsiderueshme në banesa dhe biznese, sa u desh të shpallej edhe gjendja e jashtëzakonshme.

Pothuajse çdo ditë këtë muaj Greqia është goditur nga tërmetet në territorin e saj, shumica e të cilëve në zonën e Kretës.