BALLKAN, 19 Qershor 2026, 16:24

Greqia goditet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Greqia goditet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Brigjet e Greqisë janë goditur pasditen e sotme nga një tërmet i radhës, që shkaktoi panik dhe alarm te qytetarët.

Lëkundjet sizmike ishin me magnitudë 3.7 ballë të shkallës Rihter.

Tërmeti u regjistrua në orën 15:18, pranë brigjeve të Kretës. Nuk ka të dhëna për të lënduar apo dëme materiale, teksa autoritetet po verifikojnë ende.

Sipas Institutit Gjeodinamik, kishte epiqendrën 61 km në jugperëndim të Paleochoras, Hania, dhe një thellësi fokale prej 7.8 kilometrash.