TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pluhuri afrikan ka mbuluar gjithë zonën e Kretës në Greqi, duke krijuar një sfond të mjegullt dhe mbytës, me dukshmëri të kufizuar dhe sipërfaqe të mbuluara nga një shtresë e hollë pluhuri në ngjyrë të kuqërremtë.
Kjo dukuri është shoqëruar edhe me reshje shiu të cilat kanë lanë gjurmë intensive ndotjeje në rrugë, ndërtesa dhe automjete, për shkak të përqëndrimit të lartë të pluhurit në atmosferë. Mediat greke shkruajnë ardhja e pluhurit afrikan nga Sahara ngarkoi atmosferën me sasi të mëdha grimcash, duke rezultuar në shiun që shndërrohej në shi të miksuar me baltë, gjë e cila krijoi një skenë mbytëse, pothuajse të frikshme.
Edhe pse kohëzgjatja e tij ishte e kufizuar, efekti i tij ishte i theksuar, pasi shkaktoi ngarkesë të gjerë në sipërfaqet dhe automjetet, ndërsa regjistrimet treguan se përqendrimet e mikrogrimcave arritën nivele deri në 20 herë më të larta se kufijtë e lejuar.
Ky ndyshim atmosferik ka ndikuar edhe në hapësirat detare. Pluhuri i kuq afrikan ka mbështjellë atmosferën, ndërsa erërat e forta përfshijnë ishullin, duke shqetësuar detin dhe duke krijuar valë që arrijnë një ashpërsi të rrallë për rajonin. Të gjitha shkollat në Kretë do të mbyllen nesër për shkak të kësaj dukurie.
Imazhet që qarkullojnë janë tronditëse. Qielli ka marrë një ngjyrë të frikshme, portokalli, ndërsa dukshmëria është e kufizuar ndjeshëm nga pluhuri, me peizazhin që duket pothuajse fantastik, por kushtet janë vërtet të rrezikshme.