BALLKAN, 12 Maj 2024, 14:07

Gordana Silianovska e quajti vendin e saj “Maqedoni”, ambasadorja e Greqisë proteston dhe braktis ceremoninë e betimit të Presidentes

Gordana Silianovska e quajti vendin e saj “Maqedoni”, ambasadorja e

Një incident ka ndodhur gjatë betimit të Presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska.

Sipas mediave greke, teksa ajo po bënte betimin, nuk e quajti vendin e saj “Maqedoni e Veriut”, por thjesht “Maqedoni”.

Kjo ka revoltuar ambasadoren e Greqisë, Sofia Filippidou e cila në shenjë protestë është larguar nga ceremonia e betimit.

“Vlen të theksohet se në ceremoninë e sotme nuk morën pjesë liderët e vendeve fqinje, Bullgarisë, Serbisë dhe Shqipërisë, për dallim nga ceremonia e fundit e betimit presidencial, ku mori pjesë edhe presidenti bullgar Radomir Radev. Vendet e lartpërmendura thuhet se pretendojnë se nuk kanë marrë ftesa në kohë”, shkruan Kathimerini.