TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nga 9 deri më 13 shkurt dhe nga 16 deri më 18 shkurt janë datat kur në Gjykatën Speciale do të paraqiten deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Këto seanca pritet të mbahen gjatë këtyre ditëve nga ora 09:00 deri në orën 16:30.
Gjykata Speciale, në një komunikatë për media, ka njoftuar se në rend të ditës parashikohen deklaratat përmbyllëse të prokurorisë.
Pas kësaj, do të pasojnë deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.